Një vajzë është plagosur pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kolanec. Dyshohet se drejtuesi i mjetit, që është shoqëruar në komisariat ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë është lënduar një vajzë që ishte pasagjere në makinë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.07.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Kolanec, Maliq, shtetasi Sh. Xh., 38 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasja V. T., pasagjere në mjet, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.
Top Channel