Një 20-vjeçar është arrestuar në Krujë për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas policisë i riu me inicialet E.E. u kap teksa vadiste 124 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Bruz – Mal.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. E, 20 vjeç, banues në fshatin Halil.

Bimët narkotike janë asgjësuar, me anë të djegies, ndërsa 20-vjeçari do të hetohet për veprën “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA