Një banesë në fshatin Terovë të bashkisë Maliq është përfshirë nga flakët.

Burime të shërbimit zjarrfikës bëjnë me dije se zjarri ka rënë fillimisht në një kuzhinë verore dhe më pas ka përfshirë ambientet e tjera që shërbenin për mbajtjen e bazës ushqimore për blegtorinë edhe orendi e pajisje të shumta shtëpiake.

Ndërhyrja në kohën e duhur të zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve, pasi nga zjarri rrezikoheshin edhe banesa të tjera.

Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona në banesë, ndërkohë kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar zjarrfikëset.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA