Një 27-vjeçar ka tentuar të vrasë veten me batanije në dhomat e paraburgimit të Korçës.
Në momentin e tentativës për të varur veten është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë.
Qytetari A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë ishte arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për vëprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Aktualisht shtetasi A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.07.2022, rreth orës 13:05, në Komisariatin e Policisë Korçë, në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të varë veten me batanije shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për vëprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në momentin e tentativës për të varur veten është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë.
Aktualisht shtetasi A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Top Channel