Si rezultat i vrasjes masive që tronditi SHBA dhe komunitetin në shumë vende të botës, shkolla fillore Robb Elementary në Texas do të shkatërrohet.
Sulmi i rëndë në qytezën Uvalde mori jetën e nëntëmbëdhjetë fëmijëve dhe dy mësuesve.
Pas sulmit qyteza e vogël ka mbetur e shtangur dhe vendimi u mor për shkatërrimin e shkollës nga bashkia në përgjigje të vrasjeve të tmerrshme që ndodhën aty.
Sipas Sky News, kryebashkiaku Don McLaughlin i Uvalde tha se struktura do të shkatërrohet por nuk dha afate kohore për veprimin.
Vrasjet në Texas kanë nxitur diskutime për dhunën e armëve në SHBA por konservatorët thonë se qeveria po i shfrytëzon episodet e dhunës për të hequr armët e qytetarëve, që garantohen nga kushtetuta amerikane.
Top Channel