Krijohet situatë e pazakontë në autostradën Tiranë-Durrës/ Këputet shtylla e amortizuar

15/07/2022 15:55

Një shtyllë e amortizuar në anë të autostradës është këputur në mes duke shkaktuar një situatë aspak të zakontë në kahun e lëvizjes Tiranë-Durrës.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar nga kjo ngjarje. Kabllot elektrike kanë rënë në tokë, ndërsa efektivët e policisë janë kujdesur të ndërpresin përkohësisht qarkullimin e automjeteve të shumta deri në çastin e heqjes së kabllove nga rruga.

Për minuta të tëra u krijua bllokim i qarkullimit, ndërkohë që më pas gjithçka u kthye në normalitet ndërsa brigada e punës ka mbërritur në vendngjarje ku pritet të bëhet dhe zëvendësimi i shtyllës së dëmtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA