Konsultim për Amnistinë Fiskale/ Ibrahimaj: Nisim vitin zero të parave jashtë bankave. Ja si do të kryhet

15/07/2022 11:29

E vendosur në nismën e Amnistisë Fiskale, e cila parashikon një prag prej 2 mln eurosh, qeveria nisi sot konsultimet për pr/ligjin.

Në nisje të fjalës së saj ku prezantoi nismën, ministrja Delina Ibrahimaj sqaroi se do të kryhet amninistia e pasurisë, e cila do të shqyrtohet nga një njësi speciale që do të bashkëpunojë me institucionet shtetërorë.

“Është parashikuar një kufi prej 2 mln eurosh për deklarimin e pasurisë. Do të krijohet një njësi speciale që do të ndërveprojë me institucionet shtetërore që kanë si objektiv elementët që sapo paraqita. Për 5 ditë do të analizojë kërkesat nga subjektet duke ndërvepruar me institucionet shtetërore në luftën kundër krimit.

Administrata do të japë një vërtetim që bizneset të paguajnë një tatim të posaçëm për legalizimin e kapitaleve. Është 7% për 4-mujorin e parë të zbatimit të ligjit dhe 10% për 5 mujorin e dytë. Në fund të verifikimit do të dalë një vërtetim që legalizon këto para apo asete.

Situata ku ndodhemi dhe kriza ekonomike globale i ka vendosur ekonomitë në kushte jo normale të funksionimit të tyre. Kjo është një krizë. Është e rëndësishme rritja e kapitaleve që të financohen projektet që ne kemi të parashikuara. Kemi një normë të lartë të parave të jashtë bankave.

Duhet ngritur kapaciteti i shtetit në mënyrë që të krijohet një vit zero që të mos ketë më mundësi që paratë të qarkullojnë jashtë bankave. Do i japim mundësinë çdo shqiptari që kanë pasuri nga puna e padeklaruar që të mund të legalizohen. Në situatën ku ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të zhvillohet përmes këtyre sistemeve. Një nga objektivat e aministisë është rritja e ekonomisë. Situata i ka vendosur shtetet në kushte jo normale financimi, tani është e rëndësishme rritja e kapitaleve me qëllim financimin .

Kemi një normë të lartë të parasë jashtë bankave është e nevojshme të krijohet një vit zero ku të mos ketë mundësi që këto para të qarkullojnë jashtë bankave. Do krijojmë mundësinë që këto para të legalizohen, do I japim mundësi cdo shqiptari të legalizojë paranë e venë në 30 vite nga puna në të zezë. Pr/ ligji ka për synim përmirësimin e pajtueshmërisë me taksat në të ardhmen.” u shpreh Ibrahimaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA