Protestuesit bllokuan autostradën Pan-Amerikane me thirrjet kundër kundër korrupsionit dhe rritjes së çmimit të karburanteve, produkteve ushqimore bazë dhe ilaçeve, që e kanë bërë indinjatën popullore të shpërthejë për të dytën javë rresht në Panama.
“Beteja jonë vazhdon greva mbetet e pacaktuar derisa të kemi një përgjigje konkrete e cila të kënaqë të gjithë popullin panamez”, thotë një protestuese, Norma Moreno.
“Politikanët janë hajdutët më të mëdhenj. Por pjesërisht, është edhe faji i popullit që vazhdon të zgjedhë njerëz të tillë mashtrues, të poshtër e gënjeshtarë. Ja cfarë hanë ata; për vete hanë proshutë, populli ha plehra”, tha shtoi më tej Moreno.
Demonstratat e organizuara nga sindikatat e shumta të vendit të Amerikës Qendrore, kanë rezultuar në mbylljen e disa autostradave kryesore.
Presidenti Laurentino Cortizo njoftoi të hënën se çmimi i benzinës për automjetet private do të ulet në 3,95 dollarë për gallon nga 15 korriku, një rënie prej 24 për qind nga çmimi në fund të qershorit.
Ai njoftoi gjithashtu se qeveria e tij do të hartonte një dekret për ngrirjen e rritjes së çmimeve të një duzinë produktesh ushqimore thelbësore.
Por disa sindikata thonë se protestat do të vazhdojnë derisa të ketë një ulje të përgjithshme të çmimeve dhe tarifat e benzinës të bien nën 3 dollarë për gallon.
Protestat kanë ngjallur frikë në sektorin e qeverisë dhe biznesit se vendi mund të shohë një rënie të aktivitetit ekonomik ose pasoja të forta në industrinë e turizmit.
Top Channel