Gruaja akuzohet për konspiracion në vrasjen e bashkëshortit trafikant droge, i gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre të luksit (fotot)

15/07/2022 21:08

Një bashkëshorte është akuzuar për bashkëpunim në vrasje pasi burri i saj “baron kokaine” është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre luksoze në Britani.

38 vjeçarja Colleen Campbell, nga Manchester në veri të Britanisë është akuzuar për vrasje pasi bashkëshorti i saj Thomas Campbell, 38 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre më 3 korrik.

Ajo është dërguar në paraburgim dhe sot u paraqit për herë të parë në gjykatë, shkruan e përditshmja Daily Mail.

37 vjeçari Stephen Raymond Cleworth, është akuzuar si bashkëpunëtori i saj në vrasjen e kryer mes 2 dhe 3 korrikut.

Babai i dy fëmijëve jetonte një jetë luksoze me dhjetra mijëra paundë të fituara në javë nga rrjeti i tij i shpërndarjes së kokainës.

Campbell ishte burgosur për dy vjet në 2019 për fshehje të pasurisë kriminale, teksa bashkëshortja Colleen e cila punonte ‘part time’ në supermarket, shkonte rregullisht për pushime në Cancun të Meksikës, Sharm El Sheikh në Egjipt, në plazhet e Spanjës e Bulgarisë.

Kur Campbell po hetohej për financat e tij, policia zbuloi se ai dhe gruaja kishin bërë pushime 10-ditore në Meksikë me fëmijët e tyre, duke qëndruar në hotelin me pesë yje Hard Rock në Cancun.

Mes viteve 2012 e 2016 Campbell kishte paguar paradhëniet e makinave BMW, Audi e Mercedes.

Campbell besohet se përdorte familjarët e tij në rrjetin e shpërndarjes, teksa vëllai Lee Campbell e kushëriri Stephen Campbell janë dënuar për zotërim e shpërndarje kokaine, ndërsa vëllai i zonjës Campbell, Brian Bowden gjithashtu ka pranuar akuzat e shpërndarjes së kokainës.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/7
38 vjeçarja Colleen Campbell, nga Manchester në veri të Britanisë është akuzuar për vrasje pasi bashkëshorti i saj Thomas Campbell, 38 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA