Një kritik i zëshëm i qeverisë së Armenisë, i arrestuar dy muaj më parë, ka vdekur sot papritur gjatë gjyqit të tij në kryeqytetin Jerevan, duke shkaktuar zemërim të gjerë publik, nga opozita dhe avokti i popullit.
Armen Grigorian, producent i njohur televiziv, humbi ndjenjat papritur në sallën e gjyqit teksa avokati i tij i kërkonte gjyqtarit ta lironte nga paraburgimi.
56 vjecari Grigorian, u shpall i vdekur nga grupi ambulancës që erdhi rreth 10 minuta më vonë ne vendngjarje.
“Ata kryen procedurat e dhënies së ndihmës së parë por pa dobi,” tha Taguhi Stepanian, kreu i shërbimit kombëtar të ambulancës.
Vdekja e papritur dhe e pashpjeguar e Grigorian do të përcaktohet nga analizat e mjekësisë ligjore, thanë zyrtarët.
Grigorian, kritikonte prej vitesh kryeministrin Nikol Pashinian, por u arrestua në maj me akuza nxitjeje urrejtje, për komente mbi dy rajone që mbështesin qeverinë.
Grigorian dhe opozita thanë se akuzat janë të motivuara politikisht.
As ministria dhe as policia nuk kanë dhënë ende informacion mbi atë që mund të ketë ndodhur ndaj Armen Grigorian.
Top Channel