Refuzimi i Lëvizjes Pesë Yjet për të mbështetur Dekretin kyç të ndihmës, në Itali, për të cilin votimi është caktuar të enjten, mund të shënojë rënien e qeverisë së koalicionit të kryeministrit Mario Draghi.
Kryesia e lëvizjes populiste së udhëhequr nga ish-kryeministri Giuseppe Conte, u takua të mërkurën për të vendosur nëse do të qëndronte në koalicion. Shkak i tensioneve është bërë dekreti që do të ndajë miliarda euro për familjet dhe kompanitë , në përpjekje për të frenuar efektet e krizës energjetike dhe inflacionit.
Por refuzimi i Lëvizjes Pesë Yje për të votuar në parlament mund të shkaktojë një krizë të madhe pasi partia e tij është një nga më të rëndësishmet në koalicionin qeverisës. Draghi e ka pohuar se do ta linte qeverinë nëse Lëvizja “Pesë Yjet” do të largohej nga shumica në pushtet. Përveç kësaj, nëse partia e Contes zgjedh largimin, ka të ngjarë që kryeministrin të mos e mbështesë as Lega e krahut të djathtë.
Tensionet brenda shumicës janë rritur gjatë javëve të fundit pasi vetë Pesë Yje janë të përçarë, veçanërisht në mbështetjen e qeverisë për Ukrainën. Conte kërkoi të gjente kompromisin me Draghin për disa politika, por pavarësisht shenjave inkurajuese, nuk mjaftoi.
Teksa zgjedhjet e përgjithshme janë planifikuar të mbahen në pranverën e vitit 2023, skenari i ri i mundshëm rrit mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, siç kërkohet vazhdimisht nga liderja e partisë së djathtë Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni.
Top Channel