Kryeministri italian Mario Draghi do të japë dorëheqjen disa orë pasi partneri i koalicionit “Pesë Yjet” tërhoqi mbështetjen e tij në mocionin e besimit.

Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane ka udhëhequr qeverinë italiane që nga shkurti i vitit 2021.

“Do t’ia dorëzoj dorëheqjen presidentit të republikës sot në mbrëmje”, njoftoi ai.

“Dua të njoftoj se sonte do të dorëzoj dorëheqjen te Presidenti i Republikës. Votat e sotme në Parlament janë shumë domethënëse nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj, është zhdukur. Pakti i besimit që qëndron në themel të veprimit të qeverisë, ka dështuar. Ditët e fundit, nga ana ime ka pasur përkushtimin maksimal për të vazhduar rrugën e përbashkët, duke u përpjekur edhe për të plotësuar nevojat që më janë paraqitur nga forcat politike. Siç duket edhe nga debati dhe votimi i sotëm në Kuvend, kjo përpjekje nuk ka qenë e mjaftueshme”.

Ne duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur, në një moment shumë të vështirë, tha kryeministri në fjalën e tij këtë të enjte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA