Një gotë personale e liderit nazist gjerman Hitler pritet të shitet për të paktën 13,000 dollarë në një ankand në Gjermani.
Gota gjysmë litroshe e skalitur me inicialet e liderit nazist, me shqiponjën dhe kryqin e thyer sipër saj, raportohet se vjen nga bari ku ai nisi grushtin fillestar të dështuar të shtetit në 1923.
Objekti është sjellë për herë të parë në vëmendjen gjermane nga bari Burgerbraukeller në Munich.
Hitleri asokohe u dënua me pesë vjet burg por kreu vetëm nëntë muaj, gjatë të cilave ai shkroi manifestin e tij nazist Mein Kampf.
Pasi mori pushtetin në 1933, diktatori shënonte çdo përvjetor të grushtit të dështuar të shtetit në barin e tij me një fjalim për ‘Alte Kampfer’ (Luftëtarët e Vjetër).
Baret gjermane kanë një traditë të ruajtjes në raftet e tyre të gotave liderëve të famshëm, ose në këtë rast, famëkeq për disa.
Gota besohet se është fshehur në ndërtesë gjatë Luftës së Dytë Botërore që të mos vidhej nga Forcat Aleate apo qytetarët.
Ajo raportohet se është zbuluar pasi birraria u ble nga një kompani prodhimi pijesh në 1957 pas largimit të trupave amerikane.
Kreu i ankandeve Bill Panagopulos tha: “Shumë objekte tryeze të Hitlerit kanë dalë në dritë gjatë viteve, por ndoshta ato nuk aq evokuese sa gota e tij personale e birrës, që sic shihet është në gjendje të shkëlqyer”.
Objekti do të shitet në ankandin e sendeve përkujtimore të luftës më 28 korrik në Alexander Historical Auctions në Maryland, SHBA.
Në të përfshihet gjithashtu ora e florinjtë e Hitlerit që mund të arrijë shifrën 4 milionë dollarë, si dhe një mesazh i firmosur prej tij që mund të arrijë në 100 000 dollarë.
Top Channel