Evropa po përjeton një ferr të vërtetë nga zjarret përvëluese këtë verë . Prej ditësh Franca, Portugalia dhe Spanja po digjen nga flakët përcëlluese.

Mbi 2.000 zjarrfikës janë në luftë me katër zjarre të mëdha në Portugali, të cilat kanë përpirë edhe rrugët
Efekte makina që kalon përmes flakëve

Portugalia ka qenë në gatishmëri prej ditësh, duke sjellë kujtimet e zjarreve shkatërruese të vitit 2017, të cilat morën jetën e më shumë se 100 njerëzve.

Ndërsa në Francë nga maja e Dunës së Pilatit (duna më e lartë me rërë në Evropë) shtëllunga tymi janë parë të mbushin qiellin.

Metereologët në Francë paralajmërojnë se, situata mund të përkeqësohet ndërmjet të dielës e të martës- duke i kapërcyer 40 gradët Celsius. Në jugun e vendit, flakët kanë shkrumbuar 2.800 hektarë pyje, gjysma e të cilave me pisha pranë Bordosë.

Edhe në Spanjë situata nuk është më e mirë, por Temperaturat aty pritet të zbuten në fund të javës, dhe vapa mbytëse pritet të lëvizë nëpër Francë dhe Britani, ku autoritet kanë lëshuar nivelin e dytë të alarmit duke parë situatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA