37 vjeçari nga ‘reality show’ në Ukrainë copëton të fejuarën 39 vjeçare, para se të ruajë pjesët e trupit në frigorifer (fotot)

14/07/2022 15:58

Një avokati i akuzuar si “maniaku ukrainas i vrasjes së grave”, i cili ka copëtuar gruan me të cilën do të martohej dhe ruante në frigorifer zemrën dhe organet e saj gjenitale, është arrestuar dje në Ukrainë, shkruante britanikja Daily Mail.

Mediat perëndimore shtonin se pas ‘njëfarë qetësimi’ të lajmeve të luftës, kronika e zezë në Ukrainë iu rikthye vrasjeve makabre që ishin dëgjuar edhe më herët nga vendi.

Avokati Petr Begun, ish-hetues krimi, kishte mbytur të fejuarën e tij Olha Davydenko, para se të copëtonte trupin e saj dhe të plakte disa nga pjesët.

37-vjeçari kishte marrë pjesë më parë në një program televiziv njohjesh të reja të quajtur “Martesë e Verbër” duke luajtur si një “bashkëshort i mundshëm” në një episod të vitit 2019.

Viktima e vrasjes së tij është një grua që kishte njohur në fillim të vitit.

Kreu vendas i policisë Andrei Nebytov tha se vrasësi kishte prerë zemrën e të dashurës së tij, veshket dhe organet seksuale, sipas mediave vendase.

Raportimet thonin se “krimi i kohës së luftës ishte një histori dashurie makabre, ndjenjash cinike dhe tentativash për të fshehur gjurmët e krimit” në rajonin e Kievit.

Vrasësi përballet me akuza pengmarrjeje, vrasjeje e armëmbajtjeje, dhe mund të burgoset deri në 15 vjet.

Policia rajonale e Kiev tha: “Burri shpjegoi se pas një konflikti mes tij dhe gruas, ai e kishte mbytur dhe për të fshehur gjurmët e krimit copëtoi trupin e saj e fshehu mbetjet”.

Kur vrasësi merrte pjesë në programin televiziv të njohjeve prezantonte veten si: “Miqësor, i qeshur, aktiv, inteligjent, improvizues, optimist dhe me sens humori”.

Begun shtonte: “Besoj se jam bashkëshorti i përkryer, kam kompaninë time ligjore që trajton çeshtje civile, kriminale dhe shtëpiakë. Gjithashtu studioj zhvillimin e vetvetes”.

FOTO GALERI
1/8
Maniaku në Ukrainë copëton të fejuarën Olha Davydenko, para se të ruajë pjesët e trupit në frigorifer

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA