Twitteri hedh në gjyq Muskun: Dëme dhe tallje në kurrizin tonë

13/07/2022 08:39

Twitteri ka hedhur në gjyq miliarderin, Elon Musk, në përpjekje për ta detyruar shefin e Teslës të përfundojë blerjen prej 44 miliardë dollarësh të gjigantit të mediave sociale.

Musk njoftoi disa ditë më parë se do të tërhiqje nga marrëveshja për blerjen e kompanisë, pasi ajo sipas tij, nuk arriti të provonte se profilet e rreme ishin më pak se 5% në total.

Akuza e tij ishte se nuk i janë dorëzuar të gjitha të dhënat e kërkuara mbi llogaritë fallco dhe spamet, informacione këto që manjati dhe bashkëpunëtorët e tij i konsiderojnë strategjike për të vlerësuar me saktësi perspektivën e biznesit të platformës.

Por në padinë e Twitter-it thuhet se “Musk refuzon të respektojë detyrimet  tij ndaj Twitter dhe aksionerëve sepse marrëveshja që ai ka nënshkruar më nuk i shërben interesave të tij personale”.

“Pasi bëri një spektakël publik duke përdorur Twitter-in dhe duke propozuar që të ketë marrëveshje miqësore me shitësin, Musk duket se beson se ai, ndryshe nga palët e tjera që janë subjekt i ligjit të kontratës së Delauerit është i lirë të ndryshojë mendjen, të sulmojë kompaninë, të pengojë operacionet, të shkatërrojë vlerën e aksioneve, dhe të largohet nga marrëveshja”, Twitter.

Twitter e ka dorëzuar padinë në një gjykatë në Delauer, që shpesh merret me mosmarrëveshje biznesore të shumë korporatave, ndërsa pretendon se i ka ofruar njeriut më të pasur të botës qindra-miliona të dhëna për postimet ditore.

Musk ka dalë ndërkohë edhe me një tjetër pretendim, e thotë se Twitteri e shkeli ujdinë me të duke larguar nga puna dy prej menaxherëve kryesorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA