I dënuari në regjimin “41 biss”, Emiljano Shullazi ka lënë sot ambientet e spitalit ku po merrte trajtim dhe është transferuar nën masa të rrepta sigurie në burg.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Emiliano Shullazi, në orën 17.25 është transferuar nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e Q.S.B ku ndodhej për mjekim prej datës 18.03.2022, në ambientet e sektorit 41-biss në IEVP “Jordan Misja”.

Lëvizja e tij u krye në masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Operacionale të DPB, Renea dhe Policisë së Shtetit. Procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident.

Emiljano Shullazi është një nga emrat më të njohur në botën e krimit në Shqipëri. Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Emiljano Shullazin për “përvetësim pasurie”, “kërcënim”, dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe u dënua me 14 vjet burg.

Ai akuzohet për disa vepra penale si “Grup i strukturuar kriminal” “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA