Britaniku del në gjyq për vrasjen e gruas 29 vjeçare gjashtë muaj pas lindjes së bijës (fotot)

13/07/2022 15:14

Një bashkëshort ka dalë sot në gjyq në Britani për vrasjen e gruas së tij 29 vjeçare e cila u gjet e vdekur në një zonë në bimësi, pesë ditë pasi ishte zhdukur dhe gjashtë muaj pas lindjes së bijës së tyre të parë.

29 vjeçarja Abi Fisher, u zhduk nga shtëpia e saj në qytezën e Castleford në veri të Britanisë mesnatën e të premtes.

Familja e saj tha se nuk kishte treguar se ku do të shkonte kur u largua, por tragjikisht trupi i saj u gjet të hënën në një zonë me bimësi në Brierley.

Bashkëshorti i saj Matthew Fisher, gjithashtu 29 vjeç doli sot para gjykatës së Leeds i akuzuar për vrasje.

Ai foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe adresën dhe u dërgua në paraburgim.

Mësuesja e shkollës fillore Abi ishte martuar me Fisher në vitin 2017 dhe dyshja kishin lindur një vajzë vetem gjashtë muaj më parë me ndihmën e trajtimit të fertilizimit artificial.

Familja e Abi i bënin homazh vajzës me foto të saj dhe të së bijës.

Ata shkruanin: “E bukura Abi, nuk e përshkruajmë dot dhimbjen për humbjen tënde. Qielli ka fituar një engjëll por ne kemi pësuar një humbje të padrejtë. Të duam shumë”.

Një operacion i gjerë kërkimi nisi për Abi pas zhdukjes së saj “që nuk përputhej me karakterin e saj” më 8 korrik.

Banorët e tmerruar vendas dolën na masë për të kërkuar mësuesen dhe shpërndanë lutje për informacion.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/5
Një bashkëshort ka dalë sot në gjyq në Britani për vrasjen e gruas së tij 29 vjeçare e cila u gjet e vdekur në një zonë në bimësi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA