Rritja e çmimeve nuk i ka penguar qytetarët nga Kosova për të planifikuar pushimet verore dhe si gjithmonë Shqipëria mbetet destinacioni kryesor për ta.
Qytetarët për KosovaPress thonë se do ta vizitojnë bregdetin shqiptar, edhe pse çmimet kanë arritur kulmin e tyre.
“Kemi planifikuar… Besoj që në Shëngjin dhe një pjesë do ta kaloj në Strugë…Janë rrit çmimet sepse isha para një javë, çmimet janë rritë por e kemi ditur që do të ngritën çmimet pas pandemisë dhe këtyre rrethanave që janë krijuar sot, dhe pas luftës në Ukrainë, jemi përgatitur”, tha ai.
“Kemi planifikuar në Jug, zakonisht edhe vitin e kaluar kam qenë në Jug. Po mendoj këtë herë me shku nga Vlora ose Dhërmi… Janë rrit (çmimet) por duhet me kalu… me rendësi duhet me shku patjetër”, tha ai.
Besohet se këtë vit numri i qytetarëve nga Kosova që kanë rezervuar pushime në Shqipëri do të jetë dyfish.
Ndërkohë nga data 1 qershor deri më 30 shtator, për çdo fundjavë dhe festa shtetërore, shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë në kufi pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare, në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë.
Top Channel