Një tragjedi e rëndë ndodhi në fonderinë e kompanisë Caterpillar Mappleton, Illinois, SHBA në fillim të muajit, kur Steven Dierkes humbi jetën në ditën e pestë të punës së re që kishte nisur.
Ai ra në enën e hekurit të shkrirë dhe vdiq në vend.
Vdekja e Steven Dierkes është e dyta ngjarje e tillë në vendin e punës brenda 7 muajve në këtë impjant dhe sipas raportimeve ai nuk kishte trajnimin e duhur për të qenë pranë shkrirëses së metalit.
Zyrtarët thanë se impjanti Mappleton Caterpillar ka shkelur disa herë rregullat e sigurisë në punë në dekadën e fundit. Kur 39 vjecari Dierkes, i lindur në Peoria, ra në shkrirëse temperaturat aty arrinin deri në 1000 gradeC.
Një punonjës me eksperiencë i fonderisë i quajtur Ron (emri është pseudonim për të mbrojtur identitetin e tij), tha se Dierkes po tentonte të merrte një mostër metali të shkrirë për testim.
Kjo ishte një procedurë rutinë, por prej mungesës së eksperiencës punonjësi fatkeq kishte rënë brenda enës së shkrirjes.
Mjekësia ligjore që erdhi më vonë në impjant duhet të rekuperonin mbetjet e trupit të tij nga ena metalshkrirëse. Pamja e kolegut të tyre të vdekur ishte traumatizuese për punonjësit që e dëshmuan.
Fonderia e Mapleton prodhon një seri derdhjesh metalike për motorë, si guarnicione, pistonë, veshje dhe pjesë të tjera.
Sipas të përditshmes Journal Star, më 23 dhjetor të vitit të kaluar, punonjësi Scott Adams gjithashtu humbi jetën në këtë impjant pasi ra nga lartësia 7 metra. Scott ishte një elektriçist që po instalonte pajisje të reja.
Raportimet thonë se që prej shitjes së impjantit nga grupi UAW te Caterpillar në vitet 1990-të, komplesi ka qenë skenë e disa shkeljeve të rënda të sigurisë shëndetësore. Prej vitit 1994-95, një ristrukturim i punës dhe stafit ka sjellë reduktime të rrogave dhe përkeqësim të kushteve të punës në impjant, raportojnë mediat vendase.
Top Channel