Presidenti i Sri Lanka dështon në tentativën për t’u larguar nga vendi prej hyrjes ‘VIP’ në aeroport (fotot)

12/07/2022 17:51

Stafi i aeroportit kryesor në Sri Lanka raportohet se ka bllokuar largimin e presidentit të vendit që tentonte të përdorte kalimin ‘VIP’ për të marrë një avion drejt Dubait.

Stafi i aeroportit i dolën para duke bllokuar rrugën e Gotabaya Rajapaksa, i cili u detyrua të bënte tërheqjen turpëruese.

Rajapaksa, i cili pritet të japë dorëheqjen të mërkurën pas disa muaj demonstratash të dhunshme, mbrëmjen e të hënës po tentonte të merrte avionin për në Dubai.

Zyrtarët e emigracionit parandaluan presidentin të hynte në zonën VIP për të vulosur pasaportën, dhe gjithashtu as në radhën e zakonshme për të shmangur sulmet nga publiku.

Si rezultat Rajapaksa ka humbur disa fluturime, bashkë me familjen dhe ndihmësat e tij, ndërsa ka kaluar dy netët e fundit në një bazë ushtarake.

Tentativat e president për largim nga vendi kanë dështuar edhe prej refuzimeve nga qeveria e Indisë për dhënien e vizës, siç ka njoftuar gjithashtu dhe përfaqësia e SHBA në vend.

Disa zyrtarë që folën me agjencinë AFP (Agence France-Presse), thanë se Rajapaksa mund të tentojë të largohet nga ishulli me anije ushtarake, por raportimet nuk janë të konfirmuara.

Teksa është ende president, Rajapaksa ka imunitet nga arresti, prandaj dhe po i shmanget dhënies së dorëheqjes për të evituar ndalimin.

Ai akuzohet për një fushatë dashakeqe keqmenaxhimi të ekonomisë së vendit që shkaktoi krizën më të rëndë financiare që vendi kishte parë ndonjëherë.

FOTO GALERI
1/3
Stafi i aeroportit kryesor në Sri Lanka ka bllokuar largimin e presidentit të vendit që tentonte të përdorte kalimin ‘VIP’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA