Një minator që besohej se kishte vdekur nga një shpërthim galerie, ka shpëtuar mrekullisht një javë pas ngjarjes së rëndë.
49 vjeçari Leonid Moiseev, ishte mes 190 minatorëve të bllokuar nëntokë kur dridhjet e forta të tokës shembën shkëmbin gjigant të minierës së qymyrit Raspadskaya në rajonin e largët rus Kemerovo.
Vetëm dy nga të gjithë minatorët mbetën pa u evakuar, teksa raportimet lokale thonin se Moiseev, i martuar, njerk i dy fëmijëve të gruas, kishte humbur jetën.
Por disa ditë më vonë grupet e kërkimit morën një sinjal nga sensorët e tyre.
Pasi gërmuan rreth 50 metra në brendësi të shkëmbit të shembur, ata e gjetën të gjallë minatorin, të ngecur me një zgavre që kishte kalime ajrimi, me të cilin ai mund të merrte frymë.
Minatori i dytë i humbur u gjet i vdekur.
Leonid ishte i zgjuar dhe mund të fliste me doktorët, duke i shpjeguar se kishte fraktura në kavilje e legen.
Kryebashkiaku vendas Vladimir Chernov postoi lajmin e mirë: “I gjallë, grupet e shpëtimit gërmuan drejt vendit ku ishte zhdukur drejtuesi i mjetit të shpimit gjatë shembjes”.
“Minatori ishte i plagosur por gjallë. Ai u ngrit shpejt në sipërfaqe dhe iu dorëzua doktorëve”.
“Që prej shembjes masive të 5 korrikut ai kishte pritur për ndihmë dhe nuk u dorëzua. Ai është një hero i vërtetë”.
Kërkimet në minierë vazhdojnë. Impjanti zotërohet pjesërisht nga ish-pronari i klubit anglez të Chelsea, Roman Abramovich, me anë të kompanisë së tij Evraz.
Top Channel