Raportimet e fundit flasin 30,000 vrasje të lidhura me bandat e drogës në Meksikë vetëm vitin e fundit, çka solli dënesë nga Papa Francesku pas vrasjes së dy priftërinjve jezuitë një javë më parë.
Një video që pretendohet se është nga karteli më brutal i Meksikës Jalisco Nueva Generation Cartel (CJNG) bën thirrje që luftimet mes grupeve kriminale të shmangin lëndimin e njerëzve të papërfshirë në konflikt.
Dy priftërinjtë jezuitë dhe guida e tyre u vranë në fillim të muajit në një përplasje të dyshuar me anëtarë të bandave të trafikut në shtetin e Chihuahua, një krim që u dënua gjerësisht nga komuniteti vendas dhe ai ndërkombëtar.
E përditshmja St Kitts & Nevis Observer shkruante se më shumë se 30,000 njerëz janë vrarë në Meksikë muajin e kaluar, shumica dërrmuese të lidhura me përplasjet mes organizatave të trafikut të drogës.
“Unë ju kërkoj që lufta të mbetet mes nesh, pa përfshirë ata që nuk duhen përfshirë, ne, të dyja palët jemi për mbrojtjen e njerëzve”, thuhej në mesazhin e çuditshëm”.
Mesazhi i kartelit ‘gjysmë të militarizuar’ shkruante në emër të kreut të tij Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur ndryshe si “El Mencho”, nxiste bandat rivale në të gjithë vendin të kursenin jetët e doktorëve, mësuesve, personelit mjekësor apo profesionistëve të tjerë të komunitetit.
Ish-eksperti vendas i krimit Oseguera, tha se karteli CJNG është kthyer tashmë në një perandori kriminale e përhapur në disa kontinente, dhe rivalizon organizatën rivale Sinaloa dikur të drejtuar nga Joaquin “El Chapo” Guzman, që po kryen dënimin me burgim të përjetshëm në SHBA.
Guzman kujdesej më parë për operacione të gjera të transportit të kokainës, methamfetamines, marijuanes e heroinës së prodhuar, që më pas shpërndahej në SHBA dhe Evropë.
Top Channel