Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Gjirokastër
11/07/2022 11:33
Dy persona, përkatësisht 31 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia, pasi transportonin gjashtë emigrantë të paligjshëm përkundrejt fitimit në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Gjatë operacionit të koduar “Road Guard 31” u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celulare.
Të rinjtë me iniciale E. Ç. (31 vjeçari) banues në Tiranë dhe F. T. (34 vjeçari) banues në Kurbin u arrestuan në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Hormovë”.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
Top Channel