Kjo fundjavë ka pasur një fluks të lartë hyrjeje dhe daljeje në portin më të madh në vend, ai i Durrësit.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë kësaj fundjave në hyrje nëpërmjet pikës kufitare të portit detar u përpunuan 9,147 pasagjerë dhe 3, 270 mjete.

Numri i personave që largohen nga Shqipëria mbetet më i ulët, të cilët drejtohen në portet italiane të Barit dhe Ankonës.

Autoritetet policore deklarojnë se janë marrë të gjitha masat për të shmangur vonesat, për krijimin e lehtësirave të nevojshme të udhëtarëve dhe mjeteve të tyre, duke shtuar sportelet dhe personelin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA