Sot bëhen 27 vite nga masakra e Srebrenicës, ose siç ndryshe edhe Tragjedia e Bosnjës. 

Mijëra njerëz pritet të ndjekin sot ceremonitë përkujtimore  ku eshtrat e 50 viktimave të gjetura, do të varrosen në Qendrën Përkujtimore Potoçari , aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, duke vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.

Masakra e Srebrenicës, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

Për masakrën e Srebrenicës ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kuurti, duke thënë se duhet të jemi  të zëshëm  në përkujtimin e masakrave të tilla.

“Në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia. Në kohëra si këto, duhet të kujtojmë që hapi i parë i përsëritjes së gjenocidit është mohimi. Andaj duhet të jemi të vëmendshëm e të zëshëm në përkujtimin tonë dhe kërkesat tona për njohje dhe përulësi ndaj një prej gjenocideve më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore “,.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA