58-vjeçari që vrau babanë në Remas të Divjakës është lënë në burg.
Autori i vrasjes se babait në fund të seancës ka thënë “Dua drejtësi”, ndërsa nuk ka pranuar krimin.
Ai është shprehur se me të atin ka konsumuar raki dhe nuk e ka lënduar. Megjithatë, gjendja shëndetësore e Andrea Stasës nuk është e mirë. Ai do të dërgohet për vlerësim të shëndetit mendor.
Në 6 korrik, 58-vjeçari dyshonte në gjendje të dehur, ka vrarë babin e tij Mitër Stasa 85 vjeç, të cilin pasi e dhunoi më parë me grushte, e mbyti në krevatin e shtëpisë ku jetonin ata të dy, bashkë më vëllanë tjetër të paralizuar i cili kishte pësuar aksident vite më parë.
I dyshuari kishte jetuar në Itali ku kishte qenë dhe në burg, ndërsa ishte kthyer në Shqipëri prej dy muajsh.
Top Channel