Po planifikoni të shkoni në bregdet? Ja si do të jetë moti ditën e sotme
09/07/2022 07:57
Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore dhe zona të izoluar në qendër duke rrezikuar momente të shkurta me rrebeshe shiu.
Sipas Meteoalb, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 4 ballë.
Top Channel