Arrest me burg ka dhënë trupi gjykues për Klodian Çobajn 31 vjeç , autori i plagosjes me thikë të nënës së tij Donika Çobaj 50 vjeçe, 4 ditë më parë në Dukas të Patosit.
Masa e sigurisë është zhvilluar pa avokat pasi këta të fundit kanë disa ditë që janë në grevë pa afat, duke bojkotuar jo vetëm seancat gjyqësore por edhe masat e sigurisë.
Nga burime informacioni mësohet se Klodjani ka pohuar gjate zhvillimit te seancës gjyqësore se ai ka qene jashtë gjatë orëve të natës dhe kishte konsumuar alkool dhe kur ka kryer krimin ka qënë nën efektin e alkoolit.
Ata kishin debatuar kur ai është kthyer në mëngjes rreth orës 8 pasi mamaja i kishte pohuar se s’kishte punë që të rrinte natën jashtë e të konsumonte alkool.
Ne debat e siper e zënkë, me fjalë më pas ka marrë thikën dhe e ka qëlluar në trup e fyt e qafë.
E plagosura pasi ka marr mjekimin në Spitalin Rajonal Fier është dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Gjyqtari i çështjes Taulant Banushi pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm Hysen Hajasllari dhe të pandehurin vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
Top Channel