Nga Fieri, ku prezantoi bashkëkryetarët e PS, Ramion Kurtin dhe Adela Hysenajn, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi protestën e 7 korrikut, thirrur nga Sali Berisha.
“Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mij veta në një shesh edhe thotë ndryshimi i kursit të kujt ?, të tyre? , është puna e tyre.
Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grada i shpallur nga SHBA. Në vendin më pro amerikan, sic është Shqipëria dhe mirënjohje më të madhe ndaj SHBA se jemi dhe në 100 vjetorin e marredhënieve diplomatike, në krye të PD është një non grata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë.” -u shpreh Balla.
Megjithëse ne konferencën e djeshme për shtyp Berisha ka përmendur emrin e Deputetit te PD Enkelejd Alibeajt si peng i Ballës ne përgjigjen e tij Balla nuk ka dashur ta komentojë, por ka thënë se Alibeaj është fierak dhe si i tillë nuk ka një koment ndërkohe që duke qeshur u shpreh se ,”sa herë ma përmend mua emrin Saliu aq te mira paçi”
Në përfundim Balla vlerësoi garën për kryetarët e degëve të PS, për të cilën tha se do të cojë përpara dhe do të forcojë strukturat e kësaj force politike.
Top Channel