Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin në Durrës, dhjetëra qytetarë falën namazin
09/07/2022 09:19
Edhe në Durrës besimtarët myslimanë po festojnë Kurban Bajramin, festën që simbolizon dashurinë dhe devotshmërinë e njeriut ndaj Zotit.
Që në orët e para të mëngjesit besimtarët myslimanë në Durrës iu drejtuan Xhamisë së Madhe të qytetit dhe xhamive të tjera pranë zonave të banimit ku kanë falur namazin e kësaj dite të veçantë dhe më pas kanë shkëmbyer mesazhe solidariteti dhe dashurie me njëri-tjetrin.
Që në mëngjes një lumë urimesh edhe përmes telefonatave dhe mesazheve ka vërshuar mes qytetarëve që i urojnë njerëzve të dashur mirëqenie dhe mbrojtjen e Zotit për familjet e tyre.
Pas faljes së namazit në xhami, besimtarët u shpërndanë për të festuar me familjet dhe të afërmit e tyre.
Top Channel