Avioni i një ndër kompanive më të medha ajrore ‘Air France’ është ulur për herë të parë këtë të shtunë në aeroportin Nënë Tereza.
Tirana dhe Parisi tanimë do të lidhen nëpërmjet ‘Air France’ direkt në Aeroportin “Carles De Gaulle”.
‘Air France’ do të fluturojë si fillim dy herë në javë për të provuar tregun, më pas 4 herë për të vijuar më pas me fulturime javore.
Për të inauguruar këtë linjë të re ajrore, avionin e parë e pritën Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ambasadorja e Francës dhe përfaqësues të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Ambasadorja e Francës tha se ky është një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet dy vendeve. Përfaqësuesit e ‘Air France’ dhe ministrja inspektuan punimet që po kryhen për zgjerimin e terminalit të ri.
Top Channel