Video/ Në mes të turmës, dy plumbat qëllojnë ish-kryeministrin japonez! Abe ndërron jetë në spital

08/07/2022 10:29

Dy plumba prekën ish-kryeminstrin japonez Shinzo Abe kur ai po mbante një fjalim në podium në qytetin jugor Nara të premten në mëngjes.

67-vjeçari qëndroi për disa orë në vdekje klinike, derisa ndërroi jetë.

Njëri plumb e kapi në qafë, ndërsa plumbi tjetër (që dyshohet se vetëm e ka prekur) në gjoks.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin, kur mes turmës, plumbat shkojnë drejt ish-kryeminstrit, i cili bie në tokë dhe humbet një sasi të madhe gjaku.

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida dënoi sulmin, duke theksuar se autori është një barbar që nuk do të tolerohet.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se panë një burrë që mbante një armë të madhe në dorë dhe qëlloi dy herë në drejtim të politikanit, që po mbante fjalimin për Partinë Liberal Demokratike.

Oficerët ndaluan sulmuesin, i cili nuk bëri asnjë përpjekje për të vrapuar, dhe sekuestruan armën e tij, e cila dyshohet se është një armë e punuar me dorë.

I dyshuari është identifikuar si Tetsuya Yamagami, një ish-anëtar i Forcës Vetëmbrojtëse Detare të Japonisë, ekuivalenti i marinës japoneze.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA