Protesta e organizuar dje nga ish-kryeministri Sali Berisha, megjithëse paqësore duket se trazoi disa ujëra sa për të marrë reagimin e disa personave politikë.
Enkeljed Alibeaj, u shpreh sot në lidhje me protestën se kishte një fitore të Berishës, dhe sipas tij ajo ishte ndaj armiqve të brendshëm, si në komunizëm.
Alibeaj tha se është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike. Ai shtoi se Berisha do që ti hedhë në kurriz demokratëve peshën që I rëndon, atë të “non gratës”
“Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje p.sh. me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas. Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm. Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike. Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjeteruar politik. Sa për “kushte të tmerrshme”, po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do t’ua hedhë në kurriz mua dhe demokratëve: “non grata” e firmosur nga SHBA. Ky është kusht sine qua non!”
Top Channel