Një pamje aspak e zakontë për bregdetin e Durrësit në këtë ditë korriku, ku plazhet e Adriatikut dhe shëtitorja bregdetare “Taulantia” janë braktisur nga pushuesit.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike i ka larguar pushuesit nga vija bregdetare, ndërsa gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm, i karakterizuar nga vranësirat, erë dhe reshje shiu të herë pas hershme.
Shiu ka nisur pas mesditës, po vranësirat që në orët e para të ditës kanë paralajmëruar pushuesit vendas e të huaj për reshjet, duke ofruar pamjet e pazakonta në plazhe dhe shëtitore.
Largimi nga plazhet dhe zonat bregdetare ka shkaktuar një qarkullim të shtuar në akset rrugore, ndërsa temperaturat janë ulur me disa gradë.
Gjithsesi, parashikohet që fundjava të jetë pa reshje shiu, ndërsa pritet rikthimi i pushuesve në bregdete.
Top Channel