Top Channel ka siguruar dosjen e skandalit të zbuluar pas disa muajsh hetime, të cilat nxorën në drite një skemë korrupsioni që favorizonte marrjen e kredive të buta në Bashki, ndërtimet pa leje si dhe ‘prenotimin’ e varreve në Tufinë kundrejt pagesës.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha  janë përgjimet e marra nga bisedat mes drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.

Ndini ka bieduar  në whattsap me personin “Albani Tufinë”, i identifikuar si Alban Ajazi, roje në varrezat e Tufinës, ku i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe Ndini i thotë “E ka bo jashtë përmasave,e mbyte”.

Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku i thotë “Bëja normale dhe mos ja premto kot”.

Në mesazhe të tjera thotë ”A do i ndërrojmë makinat se sa më erdhën lekët”.

Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku drejtori i thotë “Nga humbe sot që mu deshe mua”

Ndër të tjera, në dosje janë edhe bisedat:

Ku je me!”

“Ke Zyrat”

“Ho me cer tha qorri”

“ Thot shefi a na nimo me 700 €!”

“ Ho me, Erdhi varrim”

“O jet, Ku do e fusim sot”

“ Kush e ka Herri, Edhe thuj 5, Jo me bo si ku**at mrapa”

“Po ska mo vene”

“Ka se kam un, Ku Aty ke 162

“Ok, Hajde lart”

“Aty je per komfirmim”

“Me thuj po jo Se jam me ledin ketu”

“Ok Se fola Shife se jan te erit ato, mos te llapin nai gjo!”

” Hajde Ku je!

“Me bo i 700 po pate mundesi Edhe regullona me ato”.

Policia e Tiranës dhe prokuroria identifikoi të përfshirë në këtë skemë 12 persona, ku tetë u arrestuan, dy u proceduan në gjendje të lirë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuar për korrupsion, ushtrim i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës janë Eljodor Ndini, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës dhe Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazment Daja punonjës të Sektorit të Varrezave Tufinë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Bujar Lica, Alban Ajazi dhe Endrin Milla akuzohen për  “Ushtrim i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Fatjon Gjonaj për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës.

Gjithashtu, nga përgjimet, ata mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të reja:  nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA