“Në burg kryeministra dhe ministra”/ Berisha: Do ndryshojmë ligjin që i përjashton nga përgjegjësia

08/07/2022 15:13

Sali Berisha kërkon hapjen e letrave penale për çdo politikan te kastës së vjetër që në 30 vitet e fundit ka mbajtur postin e kryeministrit dhe jo vetëm.

Me nëntekst, por sidoqoftë i qartë në propozimin juridik qe heq edhe një natyre tjetër imuniteti siç është parashkrimi ndjekjes penale për krimet, Sali Berisha tregoi qasjen e demokrateve ditën kur do rikthen në pushtet.

Por, ndonëse nuk përmendi emra, fakti qe kapërceu në kohë duke folur për vepra te kryera nder dekada me këtë propozim Sali Berisha duket se nuk kursen askënd, jo vetëm Edi Ramën por edhe ish-aleatin e tij Ilir Meta, i cili po përgatitet t’i rikthehet skenës politike pas 25 korrikut.

“Unë publikisht kam kërkuar që për kryeministrat të hiqet çdo formë parashkrimi. Ky ligj do hyjë në fuqi dhe do jetë ndër ligjet e para që do vendosë PD kur të vijë në pushtet. Kur vjedh, duhet të shkojë në burg. Për çdo kryeministër në 30 vitet e fundit. Edhe për ministrat”.

Ai qe vijon të ruajë qetësinë është Ilir Meta, i cili po numëron ditët për t’iu rikthyer jetës se opozitarit. I bindur se mund të gjejë gjuhën e përbashkët me ish-aleatin e vjetër, Meta nuk nguron të përshëndesë protestën e organizuar nga Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA