Moti i keq në Lezhë, pushuesit boshatisin plazhin e Shëngjinit (Video)
08/07/2022 14:29
Reshjet e shiut dhe era në Lezhë ka bërë që pushuesit të boshatisin plazhin e Shëngjinit.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike i ka larguar pushuesit nga bregdeti, por pjesa më e madhe kanë preferuar të mos largohen, duke qëndruar në hotelet ku janë akomoduar.
Në akset rrugore qarkullimi vijon normalisht pa krijuar trafik të rënduar. Moti keq me vranësira ka filluar gjatë paradites, ndërsa para pak orësh kanë filluar dhe reshjet e para me intensitet mesatar.
Deri më tani nuk paraqiten probleme të paktën me përmbytje, sidomos në zonën bregdetare.
Top Channel