Një 20-vjeçar është arrestuar pasi po transportonte dy emigrantë të paligjshëm në Gjirokastër.
Kosovari me iniciale E. B. që drejtonte mjetin tip “Volkswagen”, u kap në vendin e quajtur “Ura e Lumit” me dy emigrantët që u kishte marrë para.
Operacioni policor i koduar “Road Guard 30” sekuestroi një automjet, aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Policia ka finalizuar edhe një operacion tjetër i koduar “Perimetri 180”, ku u arrestua një 22 vjeçar nga Korça, pasi ka ndihmuar emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin.
Shtetasi me iniciale Xh. Q. po drejtonte mjetin tip “Ford” u kap në qytetin e Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës dy emigrantët, kundrejt shpërblimit.
Top Channel