Për Monika Kryemadhin, pjesëmarrja në protestën e 7 Korrikut tregoi se qytetarët e kanë kuptuar se po grabiten, ndaj radhën për te reaguar, sipas saj, tashmë e ka drejtësia.
“Çdo ditë buxheti i shtetit iu heq buxhetit të qytetarëve të gjithë Shqipërisë 80 mijë euro në ditë dhe i kalon në xhepin e Klodian Zotos dhe të inceneratorit të Tiranës dhe i bëj thirrje SPAK-ut të mos ta zgjasë më, çdo ditë që zgjatet kontrata e inceneratorit të Tiranës i grabiten 80 mijë euro në ditë. Ministrja dje pranoi që qenkan 500 kompani të tilla, paska disa që qenkan dënuar disa që janë ende nën hetim. Unë kam vetëm një pyetje. A ka audituar ndonjëherë Ministria e Financave inceneratorin e Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës?”
Shefja e LSI-së ngriti gishtin e akuzës ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi “kokën” e kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Edi Rama është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës. Vepra penale e koncesionit të paligjshëm të inceneratorit të Tiranës deri në sekondën e fundit, quhet vepër penale. Pra ai që e ka firmosur duke devijuar në mënyrë të paligjshme një koncesion të paligjshëm në emër të Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj nuk shpëton deri në sekondën e fundit të këtij koncesioni 30-vjeçar”.
Paralelisht me thirrjen për rezultate konkrete nga organi i akuzës kryetarja e LSI kërkoi ndërprerjen e kontratës koncesionare dhe pagesave nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Tiranës.
Top Channel