Nga sot emisioni ‘Ju flet Moska’, nuk do të transmetohet më në ekran.
Autori i emisionit, gazetari Kastriot Myftari është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni. Burime zyrtare të policisë thanë se 60-vjecari dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja është shënuar rreth orës 12:55 në rrugën Ali Demi në Tiranë, zonë ku banonte 60-vjecari Myftaraj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel