Veliaj: Mjetet e tonazhit të rëndë do lejohen të lëvizin gjatë fundjavës deri në shtator, që të mbyllim sa më shpejt shkollat e reja dhe lagjet e rindërtimit

06/07/2022 18:41

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, se mjetet e tonazhit të rëndë do të lejohen të lëvizin vetëm gjatë fundjavës, me orare të përcaktuara, deri në shtator, kur të nisin sërish shkollat.

Sipas urdhërit të fundit, duke nisur nga kjo e premte, nga ora 18:00, mjetet e tonazhit të rëndë do të lejohen të lëvizin deri të hënën, në orën 07:00 të mëngjesit. Në shtator, me fillimin e vitit të ri shkollor, lëvizja e tyre do të kufizohet sërish.

“Kemi vendosur që për periudhën e verës, duke filluar nga dita e premte pasdite deri të hënën në mëngjes, kur njerëzit janë pushim dhe mund të shkojnë në plazh, të lejojmë lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë. Kjo sepse kemi shumë kantiere të hapura, të cilat na duhet t’I mbyllim. Në shtator do të hapim 12 shkolla të reja dhe duhet të kapim afatin. Po ashtu, kemi 10 pallate në ndërtim në Kombinat, si dhe një pafundësi objektesh me interes public, siç është Maternitetit i Tiranës. Edhe te “5 Maji” do nisë ndërtimi i pjesës tjetër të Unazës, nga Lapraka në drejtim të Paskuqanit, prandaj për sa kohë që në këto dy muaj Tirana ka fluks më të vogël prej pushimeve, morëm këtë vendim”, u shpreh Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA