Ukraina pret të korrë 50 milionë tonë drithë këtë vit

06/07/2022 17:26

Ukraina pret të korrë të paktën 50 milionë tonë drithë në vitin 2022, sasi kjo shumë e ulët krahasur me një vit më parë ku u korrën 85 milionë, kur ende nuk kishte nisur lufta nga Rusia.

Zëvendësministri i i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës është shprehur se shifra është optimiste, pasi ekspertët prisnin më pak grurë në këtë vit që bombardimet ruse kanë shkatërruar vendin.

“Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe vështirësitë e fushatës së mbjelljes dhe logjistikës gjatë kohës së luftës, ne presim që korrja të jetë më e lartë se mesatarja për pesë vitet e fundit. Të paktën 50 ton drithë, ndoshta më shumë. Varet nga korrja e misrit, rezultatet e të cilave do t’i shohim në tetor,” tha Vysotskyi.

“Ne kemi konsum të brendshëm më pak se 20 milionë tonë, që do të thotë se të paktën 30 milionë tonë korrje do të duhet të eksportohen”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA