Kosova ka regjistruar 341 raste të reja me koronavirus më 6 korrik, që paraqet rritje të rasteve krahasuar me një ditë më parë, kur autoritetet shëndetësore raportuar për 213 infektime të reja.
Rastet e reja dalin pas testimit të 1,165 mostrave, që i bie se 29.27 për qind të personave kanë dalë pozitiv.
Në 24 orët paraprake, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar edhe 64 persona, ndërkaq raste të vdekjeve nuk ka pasur.
Kosova së fundmi po përballet me rritje të raste me sëmundjen COVID-19, që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për kujdes.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike më 6 korrik sërish u bëri thirrje qytetarëve që të bartin maska në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.
Në Kosovë deri më tani janë administruar mbi 1.8 milion doza të vaksinës. Prej kësaj shifre, 103,344 persona kanë marrë tri doza, 823,818 janë imunizuar me dy doza, ndërkaq me një dozë janë imunizuar 903,523 persona.
Që prej marsit të vitit 2020, kur në shtet u regjistruan rastet e para e deri më 6 korrik 2022, Kosova ka regjistruar 230,054 raste me koronavirus dhe 3,140 vdekje./ Radio Evropa e Lirë.
Top Channel