Partia Demokratike ka njoftuar me shkresë policinë e Tiranës për protestën që do te mbahet nesër në kryeqytet.

Sipas PD-së, protesta marshim nis nga selia blu në orën 19:00 dhe përfundon para kryeministrisë në orën 21.00.

Sali Berisha njoftoi për protestën e shtatë korrikut disa javë më parë, si një reagim kundër qeverisë dhe rritjes së çmimeve të produkteve të shportës dhe karburanteve.

Në kohën kur Parti Demokratike vijon të jetë e përçarë, kjo protestë është dhe një sfidë individuale për vetë Berishën, që kërkon të konfirmojë pozicionin e tij në krye të partisë më të madhe opozitare në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA