Në 4 korrik, amerikanët kremtuan festuan 246 vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre, e kjo ngjarje e rëndësishme për SHBA u festua dhe nga shumë shqiptarë përtej atlantikut.
Një prej tyre është edhe Mergim Lala, nga Ferizaj i Kosovës i cili jeton prej më shumë se tre dekadash në Houston të Texasit. Lala drejton një biznes familjar, një ndër piceritë më të frekuentuara në qytetin e Houstonit, Brother’s Pizza. Kjo e fundit me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së ka shpërndarë pica falas për policinë dhe zjarrfikësit. Lala tha për mediat në Kosovë se është mirënjohës për vendin ku e ka kaluar gjysmën e jetës.
“Pavarësia e Amerikës është një festë, por edhe një ditë kur shfaqet edhe më tepër solidariteti dhe jemi mirënjohjes ndaj njëri-tjetrit. Me këtë veprim dëshiruam t’i falënderojmë ata që në shumë raste rrezikojnë jetën e tyre për të na mbrojtur neve, policët dhe zjarrfikësit”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se veprime të ngjashme janë bërë dhe në të shkuarën, e do të vazhdojnë deri sa të ekzistojë piceria. Rajoni i policisë sq qarkut përcolli falenderimet për surprizën e këndshme, e cila mbërriti në një ditë mjaft të rëndësishme për amerikanët.
Top Channel