Në mes të sezonit turistik, një pjesë e Durrësit pa energji! Shkak, defekti në një transformator
06/07/2022 11:28
Një defekt në transformator la sot pa energji një pjesë të Durrësit.
OSHEE njofton se për shkak të një avarie në transformatorin e NST Spitallë, për pak minuta dolën jashtë pune fiderat 20kV duke lënë pa energji disa zona në Spitallë.
Grupet e avarisë së OSSH Durrës riparuan në kohë të shpejtë defektin dhe tashmë energjia u rikthye në pjesën më të madhe të zonave të prekura.
Pa energji ka mbetur pjesërisht vetëm rruga “Aleksandër Goga”, një nga rrugët më të populluara të qytetit bregdetar.
Top Channel