Ukraina godet me dronë platformat nafte ruse në Detin Kaspik, ndërpritet prodhimi në dy rafineri
Mijëra persona të tjerë janë evakuuar në Sidnei të Australisë për shkak të përmbytjeve, pavarësisht se intensiteti i reshjeve ka rënë uji nuk është tërhequr akoma.
Imazhet satelitore treguan këtë të mërkurë, ujërat e lumenjve që ishin në nivelet e rrezikut, duke detyruar autoritetet të bëjnë më shumë evakuime.
Episodi i tretë i madh i përmbytjeve të vitit pa më shumë se 85,000 njerëz në Uellsin e Ri Jugor, shumica e tyre në periferitë perëndimore të Sidneit, të cilëve iu kërkua të evakuoheshin ose u paralajmëruan se mund t’u kërkohet ta bëjnë këtë, nga 50,000 të martën, thanë autoritetet.
Sipas Reuters kryeministri, Anthony Albanese tha se kjo mbetet ende një situatë e rrezikshme dhe se familjet që u prekën nga përmbytjet so ju jepet një ndihmë prej 680 dollarë.
Moti në bregun lindor të Australisë është mbizotëruar nga fenomeni “La Nina”, i lidhur zakonisht me reshje më të mëdha shiu, për dy vjet me radhë.
Edhe pse La Nina përfundoi në qershor, zyrtarët e motit thonë se ka një shans 50-50 që mund të kthehet më sërish më vonë në këtë vit.
Top Channel