Autoriteti i Dosjeve hap letrat: Ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit u futën edhe në Parlament

06/07/2022 15:17

Autoriteti i Dosjeve hapi letrat ne Kuvend dhe zbuloi se ish bashkëpunëtorët e shtetit rezultojnë të jenë ulur në karrigen e deputetit legjislaturën e shkuar.

GENTA SULA: Pyeti për parlamentin e mëparshëm se sa persona janë me dokumente, dhe ne bëmë verifikimin dhe atëherë kishte pesë perona me çështje, por që nuk ishin verifikuar.

Nga 140 deputetë të Parlamentit aktual vetëm 10 ligjvënës kanë guxuar të  verifikojnë të shkuarën e tyre.  Për të spastruar  politikën nga ish bashkëpunëtorët e sigurimit   të shtetit  kryetarja e autoritet te dosjeve Gentiana Sula  kërkoi ndërhyrjen ne reformën  zgjedhore,

ALIBEAJ– Sa  deputetë të këtij parlamenti kanë kërkuar verifikim të dosjes së tyre?

VRIONI:  Numërohen me gishtat e dorës, jo më shumë se 10. Një ndër ta jeni dhe ju qe keni rezultuar i pastër.

GENTA SULA: Të bëhet një vetëdeklarim pastaj t’i lihet kohë institucioneve të bëjnë verifikimin sepse partitë vetë nuk e kanë kërkuar këtë gjë dhe është mëkat! Për sa kohë institucioni është krijuar dhe ka funksionet e plota, themi që në reformën zgjedhore duhet të merret parasysh.

Përgjatë  vitit 2021 autoriteti i Dosjeve ka verifikuar   2. 189 kandidatë përpara emërimit, ngritjes në detyrë apo  fazës për tu zgjedhur deputetë dhe kryetar bashkie. 71 prej tyre kanë rezultuar të kenë implikime të ndryshme.

Rrjeta e verifikimit ka peshkuar ish sigurimsat më së shumti mes njerëzve të drejtësisë dhe në polici, ku në grupin e parë rezultojnë  me dosje 13 persona ndërsa në polici 6.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA