Vrau nënën e tre fëmijëve gjatë operacionit, kush është doktori që mashtroi për moshën

05/07/2022 13:26

Një mjek nigerian që pranoi se kishte vrarë një nënë të tre fëmijëve gjatë një operacioni është dënuar me tre vite burg.

Dr. Isyaka Mamman u deklarua fajtor për vrasje të rëndë nga pakujdesia për vdekjen e Shahida Parveen, në vitin 2018 në Spitalin Royal Oldham.

85-vjeçari, i cili më parë ishte pezulluar për gënjeshtra për moshën e tij, përdori mjekimin e gabuar.

Sipas Sky News, gjykatësit dëgjuan gjatë seancave dëshmi se si 48-vjeçarja humbi ndjenjat sapo iu fut gjilpëra, duke bërë që bashkëshorti i saj të largohej nga dhoma duke bërtitur:

“Ai e vrau. I thashë të ndalonte tre herë dhe ai nuk më dëgjoi”.

Para incidentit fatal, Mamman ishte përgjegjës për një sërë incidentesh kritike, duke përfshirë atë që la një pacient me aftësi të kufizuara.

Duke dhënë dënimin e tij në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit, zonja Justice Yip tha se vdekja ishte krimi i tij, më i madh, ndërsa spitali duhej të ishte më vigjilent pasi ai kishte gënjyer për moshën e tij dhe kishte dështuar edhe më parë.

“Mosha e vërtetë” e mjekut të lindur në Nigeri mbetet një çështje “polemike”, tha gjykata, pasi vendlindja e tij nuk kishte një sistem regjistrimi të lindjes.

Ai u kualifikua si mjek në Nigeri në vitin 1965 dhe kishte punuar në Mretërinë e Bashkuar që nga viti 1991, por gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka dhënë një sërë datash të ndryshme lindjeje.

Gjatë trajnimit të tij mjekësor, ai dha një datë 16 shtator 1936, që do të thoshte se ai ishte 21 vjeç kur filloi trajnimin e tij mjekësor dhe 81 vjeç në kohën e incidentit fatal.

Më vonë ai tha se data e tij e lindjes ishte 1941 dhe, ndërsa po afrohej koha e tij për t’u tërhequr, ai e ndryshoi atë përsëri në shifrën 1947.

Tre vjet më vonë, ai u shpall fajtor për shkelje të rënda profesionale nga Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor dhe u pezullua për 12 muaj për mashtreim të moshës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA